peter-tase-

POEZIA E REMZI BASHËS NË AMERIKË

POEZIA E REMZI BASHËS NË AMERIKË

Shkruan: Peter TASE

Remzi Basha është njëri prej shkrimtarëve më të njohur në diasporën Shqiptare që aktualisht jeton në Suedi. Me penën e tij poetike, Basha ka mundur të hedh në letër vargje të zjarrta patriotike për mëmëdheun, për trojet e Kosovës. Basha ka shkruar disa libra më poezi dhe dy Romane, ku tema kryesore është dashuria për atdheun dhe mallin që ndjen poeti për vendlindjen. Vëllimi me poezi “Zjarri në duart e mia” i Remzi Bashës, botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në gjuhën Angleze, është vlerësuar maksimalisht nga Michelle Watson Roscitt, shkrimtare dhe një grua me funksione të larta në sipërmarrje në Washington, D.C.. Michelle Roscitt ka botuar një sërë volumesh me poezi dhe për më shumë se gjashtëmbëdhjetë vjet ka punuar si drejtuese e lartë në disa kompani të ndryshme në teknologjinë e informacionit dhe telekomunikacionit. Ajo dëshiron të ndaj me publikun Shqiptar, mendimet e saj për librin “Zjarri në Duart e Mia” të Remzi Bashës.

“Oscar Wilde shkruante: “ Patriotizmi nuk është diçka e përkohshme, shpërthim i tërbuar i emocioneve, por dedikimi i qëndrueshëm dhe i qetë i një jete të tërë.”

Lufta në Kosovë ka mbaruar më shumë se dhjet vjet më parë, por Bota nuk duhet të harroj asnjë herë dhunën e ushtruar ndaj Shqiptarëve të Kosovës. Bota duhet të kujtoj masakrat dhe torturat ndaj popullit Shqiptar në mënyrë që këto veprime djallëzore të mos përsëriten, dhe duke përkujtuar këtë luftë, ne do të nderojmë shqiptarët e shumtë patriot të cilët dhanë jetën e tyre për njerëzit e

tyre, për traditat, besimet dhe pa dyshim për atdheun e tyre. Shqiptarët e Kosovës, gjatë luftës, janë detyruar të largohen nga
vendi i tyre dhe të shpërngulen në trojet Shqiptare dhe nëpër botë, por ata nuk e kanë humbur identitetin, kulturën, dhe solidaritetin për vendin e tyre. Ata janë masakruar por kurrë nuk janë mposhtur. Ashtu si populli polak, i cili është masakruar dhe dhunuar për shumë gjenerata, edhe ky komb nuk është mposhtur asnjë herë. Polakët u ngritën si një feniks nga hiri i luftës për të pretenduar trashëgiminë e tyre, vendin dhe atdheun. Këto janë gjithashtu ëndrra, e drejta e ç’do Shqiptari. Sidoqoftë, në mes të kësaj dhimbje zëmre, ka një dritë të jashtë zakonshme shprese dhe premtim që i është ofruar popullit Shqiptar dhe gjithë botës, në formën e fjalëve të bukura dhe të fuqishme të shkrimtarit Shqiptar Kosovar, Remzi Basha. Megjithëse Basha jeton në një ekzil politik të detyruar, ai ka parë dhe përjetuar krime makabre, ai ka krijuar një botë dëshirash me trupin e poezisë, e cila është aq e mprehtë dhe e gjallë sa dhe dashuria e parë, e paharruar. Poezia e tij shpreh, pasion të fuqishëm, patriotizëm, dashuri, dhimbje dhe trishtim për vendin e tij, Kosovën, Shqipërinë. Poezia e Bashës personifikon Kosovën e tij të dashur, si një ndjenjë e gjallë, ndoshta një a afërt shpirtërore edhe pse është shumë larg. Poezia e Remzi Bashës të tërheq në botën e tij të mendimeve dhe emocioneve, aq sa edhe lexuesi e ndjen patriotizmin e Bashës. Në poezitë e tij nuk ka urrejtje apo hakmarrje, dashuria dhe pasioni për bashkëkombësit dhe Kosovën e tij janë të lexueshme dhe ndjehen në ç’do momente të dëlira dhe të pastra. Remzi Basha duhet të lexohet nga të gjithë njerëzit që kanë dashur diçka dhe e kanë humbur, dhe nuk kërkojnë hakmarrje, por ofrojnë një fener shprese për të ardhmen e njerëzimit më humanitar.”
“Patriotizmi i vërtetë e urren padrejtësinë në vendin e tij më shumë se në ç’do vend tjetër.” Oscar Wilde

(Lexo artikullin…)

https://docs.google.com/file/d/0B5O3kwYWZt5QUnhHdy1wSURIU2s/edit

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s