Andrew Jackson: presidenti i 7-të i SHBA, simbol i Partise Demokratike
Andrew Jackson (Endriu Xhekson), gjatë Shek. XIX ishte aktori kryesor në historinë dhe jetën politike amerikane ndërmjet Thomas Jeffersonit dhe Abraham Linkolnit. I lindur në një familje të panjohur…
Andrew Jackson (Endriu Xhekson), gjatë Shek. XIX ishte aktori kryesor në historinë dhe jetën politike amerikane ndërmjet Thomas Jeffersonit dhe Abraham Linkolnit.
I lindur në një familje të panjohur dhe i lënë jetim që në vogëli, ai ishte i pari lider i formuar plotësisht me forcat e veta dhe e para figurë perëndimore që arriti të hynte në shtëpinë e bardhë. Ai u bë një simbol i partisë demokratike dhe themeluesi i kësaj partie, e cila ishte partia më e vlerësuar për kohën. Gjatë presidencës së tij prej dy mandatesh, Xhekson e zgjeroj më tej pushtetin e ekzekutivit dhe e transformoj rolin e presidentit nga një krye-administrator në një figurë të dashur nga populli.
Xhekson u lind me 1767 në Uaksau, Karolina e jugut, nga një familje emigrantësh irlandezo – skoceze. Që djalë i ri ai luftoj në revolucionit Amerikan, studioj drejtësi, dhe në 1788 u shpërngul në Nashvill, Tenesi. Më 1791, filloj të jetoj me Reiçëll Donelson Robards, të cilën e kishte braktisur i shoqi. Ata u martuan formalisht pasi ajo u divorcua më 1794. Akuzat për imoralitet, të lindura nga ky episod e ndoqën gjithmonë Xheksonin gjatë gjithë jetës së tij politike. Pasi shërbeu si prokuror i Shtetit të Tenesi-të, gjyqtar, anëtar i Kongresit Amerikan, dhe senator, ai fitoj famë si gjeneral major në luftën e 1812-ës, me fitore të cilat i shpartalluan grupet e ndryshme të indianëve më 1814 dhe kundër britanikëve në Nju Orlins një vit më vonë.
Andrew Jackson
Xhekson e mori detyrën duke u përballur me ashpërsinë sektoriale mbi programin e “sistemit Amerikan” ç’ka do të sillte zhvillim ekonomik nëpërmjet subvencionimit të transportit dhe nëpërmjet tarifave mbrojtëse mbi importin, masa të tilla do të ndihmonin prodhimin industrial vendas.
Andrew Jackson
Megjithëse ai favorizonte tarifa të ulëta, Xhekson veproj me një herë për të ngritur supremacinë federale – me forcë, edhe kur e kërkonte nevoja. Në një deklaratë përpara popullit, Xhekson tha se Unioni i vendit është i pa ndashëm dhe e cilësoj këtë shfuqizim si tradhëti. Kongresi e reduktoj tarifën më 1833 dhe kriza u evitua.
Lufta e Xheksonit kundër bankave dhe retorika e tij populiste formuan platformën e re të partisë demokratike. Politikat e tij konsiderohen të jenë shkaku i depresionit dhe i frikës financiare të 1837-ës. Ai gdhëndi një rol më të fortë të Presidencës, duke e nxjerrë vetveten si avokati i njerëzve të thjeshtë kundër elitës së pasur dhe veglave të tyre në qeveri; ai prezantoj një element që do i rezistonte kohës në politikën amerikane. Presidenti Xhekson ushtronte pushtetin ekzekutiv plotësisht, duke sfiduar kongresin, vendosur veton në më shumë projektligje se sa të gjithë para-ardhësit e tij së bashku dhe shpesh herë ndryshonte anëtarët e kabinetit të tij.
I vendosur dhe me mëndje të kthjellët, një patriot i zjarrtë dhe partiak i zhdërvjellët, Xheksoni ishte gjithmonë kontroversial, jo vetëm si gjeneral por edhe si president. Ai i personalizonte mos marrëveshjet dhe i demonizonte kundërshtaret. Në një episod të njohur, Xheksoni sakrifikoj unitetin e kabinetit të tij të parë duke kundërshtuar mendimin e zv. presidentit Xhon Kalhun dhe duke dalë në mbrojtje të Pegi Eiton e cila ishte gruaja e Sekretarit të luftës. Gjithmonë pas nervozizmit të Xheksonit, me oponentët e tij, fshihen efekte dhe qëllime politike. Më 1836, Xhekson e siguroj vazhdimësinë e tij presidenciale me kandidatin e tij favorit dhe Zv. Presidentin e dytë, Martin Van Byren. Pastaj doli në pension në fermën e tij të pambukut në Hermitixh, pranë Nashvill-it, ku dhe vdiq më 1845./GazetaDitore.com
Andrew Jackson