Jeronim-De-Rada

Peter Tase: Rilindasi i madh Jeronim De Rada

| Tuesday, 18.12.2012, 08:04 PM |

Jeronim-De-Rada

Jeronim De Rada: Veprimtaria patriotike dhe letrare e këtij rilindasi të madh

Nga Peter Tase

Jeronim de Rada është njëri prej shkrimtarëve më të njohur të rilindjes kombëtare, që fatkeqësisht nuk zuri vendin e duhur gjatë kremtimeve të 100 vjetorit të pavarësisë së shtetit Shqiptar, aktivitete që u organizuan përgjatë vitit që po mbyllet.

Shkrimtari arbëresh, themelues i lëvizjes rilindase, Jeronim De Rada u lind më 1814 në Maki të Kozencës, një fshat i vogël dhe kodrinor afër Kolegjit Arbëresh të Shën-Adrianit, ku De Rada kreu studimet e para mbi letërsinë dhe filozofinë antike si dhe në shkenca sociale, çka i dhanë drejtimin e duhur përgatitjes së tij si patriot dhe shkrimtar.  Jeronim De Rada e mbaroi kolegjin arbëresh me 1833 dhe për arsye shëndetësore qëndroi në fshat për një vit rresht, ku krijimtaria e tij letrare do të merte përmasa të tjera.   Megjithese kishin kaluar disa shekuj nga koha kur Arbëreshet kishin emigruar nga Shqipëria drejt jugut të Italisë, këta të fundit, vazhdonin të mbanin flakën e patriotizmit ndezur deri nga fundi i shek. XIX, ashtu siç vazhdojnë ta mbajnë deri në ditët tona.  Arbëreshët kishin ruajtur plotësisht ndjenjat patriotike për vendin, zakonet dhe gjuhën, ata shfaqën me vendosmëri vetëdijen e tyre shqiptare në krijimtarinë letrare dhe kulturore të kohës. Në qendër të kësaj krijimtarie ka qenë ripërtëritja e kohës së Skënderbeut dhe ndërgjegja kombëtare, ashtu siç mund të vërehet në këto vargje të këngës së parë të De Radës: “Bota kish ndërruar lisa,/ uji i ri në det/ kaltëronte n’ditn’e re;/ por lumbardha e Anakreontit/ në Temp rronte e moçme./ Nd’uj’ një dit’ vate te mali/ e s’u kthye si e kish zakon./ Veç që atë s’e thau bora,/ s’e përgjaku heshtëza,/ po u largua gjersa ra/ tek e bardha shpia ime./ Kur n’agim tokë edhe shpi/ u zbuluan bashk’ me detin,/ si hareja qe del sysh,/ më zgjoi duke fërfëlluar/ qelqeve t’dritares./ U pataksa e ruajta jashtë:/ rrusht’, pak aguridhe, dheut tonë i kishin hie;/ lule liu të hapura, m’i tund era e i përzien, në atë ninull qeshin/ si ato lule-qielli./ Ti vështroje dhe s’kujtoje/ asnjë mbehi njerëzish./ Kallëzorët nëpër duajt/ po këndonin. Dheut huaj/ ahere ndër time motra/ kisha arritur; mema ime/ emrin tim thosh nëpër shpi.”

Në këto lëvizje patriotike dhe qëllime shtetëformuese ka luajtur një rol vendimtar edhe Jeronim de Rada, i cili me veprën e tij, “Këngët e Milosaos”, hodhi themelet e letërsisë rilindase, nxori në pah aktivitetin patriotik të arbëreshëve të Italisë, dhe zgjoi ndienjat patriotike të popullit Shqiptar.   Nuk ka dyshim se Jeronim De Rada është figura më e spikatur e letërsisë së rilindjes shqiptare, veçanërisht pas botimit të veprës: “Këngët e Milosaos” kur ishte duke studjuar drejtësi në Napoli, ne vitin 1836.

Nje veper e cila i bënte ftesë të gjithë shqiptarëve për të çliruar atdheun e para ardhësve të tyre:  “Erdhi dita e Arbërit”!  Që nga ky moment jeta e De Radës mer një drejtim tjetër ku ai fillon përpjekjet për të ndriçuar atdheun e të parëve.

Vite me vonë, më 1840, kur De Rada punonte si mësues privat në një familje të pasur të Napolit, botoj poemën e tij të dytë, “Serafina Topia” një vellim poetik ku i bëhej thirrje bashkimit dhe vëllazërimit të Shqiptarëve dhe qarkullimi i saj u ndalua nga çensura burbone.

Megjithatë, poeti vazhdoi të pasuroj më tej krijimtarinë e tij letrare, duke plotësuar “Milosaon” me këngë të tjera dhe “Serafina Topia” u botua për herë të dytë; botoi gjithashtu edhe tragjedinë “Numidët” në Italisht, vepra që e bënë të njohur De Raden edhe në arenën ndërkombëtare.   Shkrimtari arbëresh ka qenë gjithashtu edhe drejtori i gazetës letrare “Arbëreshi i Italisë” të cilën e botonte rregullisht deri në vitin 1848.  Në vitet 1847 – 1848 De Rada nxorri në dritë “Rrëfimet e Arbrit,” katër novela në vargje, ku ideja patriotike vinte duke u fuqizuar në krahasim me krijimet e mëparshme. Këto novela dalloheshin për nga romantizmi i vrullshëm, thellësia e lirizmit dhe stili përparimtar.  Në 1849, falë përpjekjeve të njëpasnjëshme të De Radës, filloj të jepej mësim gjuha shqipe në kolegjin e Shën-Adrianit ku poeti ishte njëri prej mësuesve. Më 1850 De Rada, tashmë 36 vjeç, u martua me arbëreshen Madalena Melki, me të cilën pati katër djem. Dhjet vjet më vonë, patrioti De Rada, filloi të botonte një sërë veprash estetike, gjuhësore, politike, folklorike duke perfshire: “Parimet e estetikës”(1861), “Lashtësia e kombit shqiptar”(1864), “Rapsodi të një poeme arbëreshe”(1866).

Më 1878 poeti ka qenë një mbrojtës i flaktë i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, duke ngritur zërin në mbrojtje të integritetit tokësor të Shqipërisë. Ne 1883-1887 De Rada nxorri revistën e parë shqiptare me titull “Flamuri i Arbrit” e cila u bë zeri kryesor për mbrojtjen e autonomisë së shqiptarëve në rajon. Fatkeqesisht, vitet e fundit të jetës kanë qenë të trishta dhe të mundimshme për De Radën, megjithëse shkrimtari humbi gruan dhe djemtë, kjo nuk e mposhti dhe ai filloj të pasuroj më tej krijimtarinë e tij brillante;   ai përfundoi poemat e gjata: “Skënderbeu i pafat,” “Gjon Huniadi” dhe përpunoi më tej vëllimin e  “Serafina Topisë” me titull “Një pasqyrë e jetës njerëzore.”

De Rada është arkitekti i krijimit të katedrës së gjuhës Shqipe në Napoli dhe ka organizuar dy kongresegjuhësore për problemet e gjuhës Shqipe, në Kalabri (1895) dhe në Umbria (1897).

Vazhdoj te jetë mësues i shqipes në Shën-Adrian, deri sa vdiq në moshën nëntëdhjet vjeçare, më 1903, në një kasolle të shkretë, në kushtet e një varfërie ekstreme.

Lexo artikullin: “ZEMRA SHQIPTARE”

 

KOMENT

Pjetër Domgjoni

[ Tuesday, 18.12.2012, 10:44 PM ]

Jo njeri ndër,

por thuaje lirisht se AI ISHTE MA I MADHI prej t’gjithë rilindasve.
Vazhdoj te jetë mësues i shqipes në Shën-Adrian, deri sa vdiq në moshën nëntëdhjet vjeçare, më 1903, në një kasolle të shkretë, në kushtet e një varfërie ekstreme.
Por me fjalët në gojë: GJAKU SHQIPTAR PO SHKON, GJAKU SHQIPTAR PO SHKON. dhe në vorrimin e tij kje thanë:
ATE QË DIKUR E BANI SKENDERBEU ME SHPATË E BANE TI SOT ME PENË, O I MADHI DE RADË.
Edhe Ju Zotni PETER keni ba nji jetëshkrim të shkurtë e të mrekullushem e me shumë informacione për t’madhin DE RADË.
Ju lumtë! Thirrja dhe shçetsimi Juaj për mej dhanë vendin e merituem asht me plot vend.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s