Perviz2

KOLEKSIONISTI I KËNGËVE POPULLORE SHQIPTARE

LAHUTARI SHQIPTARPerviz2

Peter Tase
Janar 9, 2013

LEK PERVIZI: KOLEKSIONISTI I KËNGËVE POPULLORE SHQIPTARE

Para disa ditësh munda të lexoj me një frymë vëllimin e përmbledhur me titull “Lahutari Shqiptar,” autor Lek Pervizi, me këngë popullore që u krijuan nga poetët anonim popullor gjatë kohës së diktaturës së egër komuniste në Shqipëri.
Kjo përmbledhje përfshin perjudhën që nga pushtimi Italian deri në vitin 1992, kohë e cila njihet si më e përgjakura në historinë e Shqipërisë së pavarur. Këto vargje janë shprehja e qartë e vuajtjeve dhe persekutimeve të përjetuara gjatë kohës së komunizmit.
Autori më i madh i eposit shqiptar mbetet gjithmonë poeti anonim, prandaj edhe Lek Pervizi ka mundur të mbledh këto poezi në copa letre, gjatë kohës kur ai ka qenë i internuar në fshatin Pluk të Lushnjes me shumë bashkëkombas të tjerë. Këngët lirike të paraqitura në këtë vëllim janë mishërimi i vuajtjeve, torturave dhe i varfërisë që ishin përhapur në gjithë teritorin e vendit pasi regjimi komunist erdhi në pushtet. Stili i këtij poeti përmban në vetvete një trup e një mendje që përfaqësojnë një popull e një komb. Pjesë e pandashme e kësaj stilistike është edhe madhështia e krijimtarisë popullore e cila shoqërohet herë pas herë nga vargjet plot vuajtje të shkruara nga vetë autori.
Si njëri prej vuajtësve nga regjimi komunist, Lek Pervizi do të shkruante se: “shteti komunist planifikonte dhe servirte një folklor të zyrtarizuem e konformist që t’i shërbente regjimit, për të tregue se sa i lidhun ishte ky lloj pushteti me
popullin. Harronte se ky popull, ndonse i gjunjëzuem, i torturuem
dhe i gjymtuem, ruente thellë në shpirtin e tij të pamposhtun,
flakën e pashueme të qëndresës, që shpërthente përmes vargjeve të
rrembyeshme epike, lirike apo satirike të rapsodëve e lahutarve të
maleve ose përmes elegjive të grave vajtore, që thurëshin e
këndohëshin brenda mureve të ngurta të kullave
kala. Kështu ai i bani ballë stuhive shekullore dhe patjetër do të
mund të përballonte edhe ato të disa vjetëve të diktaturës, shumë
ma të furishme.” Forca e këtyre elegjive bënë të mundur që Lek Pervizi të mbledh energjitë dhe të përpiloj denjësisht këtë vëllim që flet shumë. Si biri i një gjenerali, autori Pervizi, jo vetëm në këtë libër por në gjithë krijimtarinë e tij, ka treguar vlera atdhedashure dhe patriotike; ai me sakrificë ka mbrojtur të vërtat historike të popullit Shqiptar.
Që në fillim të librit do të gjejmë një pathos heroik i cili përmbledhtazi shpalos konjuktural politike ku Shqipëria ka luajtur rolin e saj gjatë Luftës së Ftohtë, për pesë dekada me rradhë.
Kjo përmbledhje është një nga të vetmet materjale që janë pasuri e atyre shqiptarëve të ish-internuar që shprehin vuajtjet dhe disidencën ndaj regjimit me këto vargje.
“Mjer Shqipnia mjer Shqiptarët,
http://www.lulu.com/shop/lek-pervizi/lahutari-shqiptar-poezi/paperback/product-14410516.html

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s