ANTON_~1

Për poezinë e Anton Gojçaj – nga Peter Tase

Subjekti trans-atlantik në poezinë moderne Shqipe

ANTON_~1
Shkruan: Peter TASE (me shkurtime)
Anton Gojçaj lindi në vitin 1966, në Podgoricë. Ka studiuar për letërsi dhe gjuhë shqipe në Universitetin e Prishtinës. Jeton në Tuz (Mali i Zi). Shkruan poezi, prozë, kritikë letrare, diçka më rrallë merret edhe me përkthime letrare nga gjuhët e sllavëve të jugut në shqip dhe anasjelltas. Punimet e  Gojçaj janë botuar në periodikun letrar në: Kosovë, Malin e Zi, Shqipëri, Zvicër, Maqedoni, Rumani, Greqi, Kroaci, Slloveni dhe në fund të 2012 pritet të botohet vëllimi i tij me poezi “Dëgjohet një violinë, në suferinë…” edhe në Shtetet e Bashkuara.  Vargjet të tij janë botuar në një përmbledhje të letërsisë së popujve pakicë në Malin e Zi me titullin “Nga çerdhja gjer në qiell” Podgoricë 2010, pastaj në panoramën e krijimtarisë letrare të shqiptarëve nga Mali i Zi, me titull: “Dritaren lëre hapur,” Zagreb 2010. Deri tani ka botuar këto vepra letrare: Poezi, Illyricum, 2001, Tuz; Qengj i harruar natën në mal, tregime, Shpresa, 2003, Prishtinë ; Tema e heroit nacional në letërsi, ese, AIKD, 2004, Prishtinë; Passio, roman, Buzuku, 2004, Prishtinë; Fakticiteti në letërsi, Proza letrare e Anton Harapit, studim, Buzuku, 2007, Prishtinë; Shija e librit, vështrime, recensione, AIKD,  2009, Prishtinë; Passio, ribotim, Enti Botues “Gjergj Fishta”,  2010, Lezhë; Ndërmjet kapakëve, tregime, Art Klub, 2010, Ulqin; Dëgjohet nje violinë, në suferinë , ribotim i vëllimit me poezi, EB “Gjergj Fishta” 2011, Lezhë; Biblioteka e Hirushes – Letërsia shqipe në Malin e Zi, recensione, Art Club, 2011, Ulqin. Në vargjet e Gojçaj vihet re qartë komunikimi midis kulturave ashtu siç mund ta vëmë re edhe në poezinë me titull “Ishulli i Ri,” ku shkrimtari ndodhet “në mes të oqeanit me një mijë kufij për një natë e krijoi njeriu i ri / duke braktisur shtëpinë e shoqërinë ngase s’e qiti më dashurinë / ky ishull që duket si tavolinë me një shishe birrë dhe një kuti cigare / ma kujton nëpër mjegull vdekjen e Mozartit / jetën tonë të dashur teatrin e çastit…/ Me një mjeshtëri për t’u patur zili, Gojçaj ndërthur fare bukur jetën e tij idilike në një kontekst më të gjerë, ku përfshihet oqeani që lag shumë brigje por edhe Mozarti që vjen nga një vend siç është Salzburgu i Austrisë, një shtet pa dalje në det.  Gojçaj shpalos një propensitet të papreçedent në formimin e lidhjeve midis kulturave të ndryshme. Në poezinë “I biri i Frankenshtajnit”, Gojçaj me një stil të pa-parashikueshëm përmbledh në vetëm katër vargje krijimin e botës nga Eva dhe Adami por edhe elementin Historik, shume dimensional, të Kalit të Trojës; vargjet rrjedhin si vijon: / bijat e Evës e lumturojnë botën si në kohët e para / derisa Adamit po i ndryshon fara… / një engjëll o demon më rraset pranë gojës / jam brënda a përballë kalit të trojës…/ Ndërsa në poezinë tjetër, “Regëtime,” Gojçaj përshkruan rrugëtimin e gjatë krahas sentimentalizmin njerëzor, poeti tërthorazi pse jo edhe me një gjuhë paksa të drejt përdrejtë, ka përfshirë edhe temën e integrimit të Shqipërisë në familjen Europiane: /nuk qajnë kambanat / veç pranvera vonohet / për bashkimin tonë / që nuk po realizohet…/ Pasi lexojmë këto vargje, shtrohet pyetja e thjeshtë, ç’farë kuptimi ka fjala bashkim në këtë strofë? Këtu zbardhet elementi i integrimit Europian të Shqipërisë, i cili shfaqet gjatë nën-kuptimit kontekstual.
Lexo me shume…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s