how to reach yourself by jeton kelmendi

Lirizmi poetik i Jeton Kelmendit është jeta Iliro-Shqiptare, bukuri e të shprehurit të fjalës – Nga Richard A. Brosio, Ph.D.

how to reach yourself by jeton kelmendi 

Perktheu nga gjuha Angleze: Peter Tase

Lirizmi poetik i Jeton Kelmendit është jeta Iliro-Shqiptare, bukuri e të shprehurit të fjalës

Unë jam një shkrimtar prozaik, por e admiroj poezinë, artin e kompozimit ritmik – të folur ose të shkruar – dhe ajo është imagjinare, me pasione dhe edukuese. Interpretimi im për poezitë e Kelmendit mund të befasojë lexuesin, dhe ndoshta, edhe vete autorin. Megjithëse unë nuk jam një studiues i historisë Ballkanike, kam pasur gjithmonë interes në atë pjesë të Evropës, për shume arsye. Popujt e Ballkanit kanë kaluar një histori të vështirë, për arsye pjesërisht nga fqinjët e tyre të fuqishëm. “Balkanizim” do të thotë të ndash një shtet një territor etj, në vende me të vegjël, të pasuksesshëm dhe konfliktual. Kelmendi – poeti e kupton shume mire historinë tragjike të këtij rajoni. Krijimtaria e tij lirike është e butë dhe e trishtueshme. Vëllimi i tij “Si të shkosh tek vetvetja” me kujton personat të cilët janë detyruar të kapërcejnë kufijtë gjate gjithë historisë. Sigurisht nuk kanë udhëtuar me trena luksoz, aeroplan apo automjete të shtrenjta për të kaluar kufirin. Madje akoma më keq, shume prej tyre kanë emigruar pa dokument identifikimi i cili është i nevojshëm për kalimin e kufirit. Gjatë tridhjetë viteve të fundit e gjithë bota ka ndryshuar në mënyrë radikale për shkak të dëshirës për të fituar më shume nga “demokracitë” e fuqishme kapitaliste perëndimore. Disa e quajnë si neo-liberalizm me një “kamuflim” post modernist, si rasti i kulturës së ndryshimeve ekonomike. Fjala “neksus” do te thotë, të lidhesh, të bashkosh, bashkim fuqish dhe mbledhje forcash, me fjalë të tjera – bashkim në mënyra të ndryshme.

Karl Marx shpjegoi se nen sistemin capitalist  dhe formës së tij imperialiste, shkaktohet ajo që quhet “neksusi monetar.” Paraja dhe pasuria bëhen gjerat më të rëndësishme, dhe ndoshta arsyeja e vetme, që njerëzit me pushtet të bashkohen! Populli i Ilirisë dhe Shqipërisë nuk ka qenë në gjendje të ulet në poltronat e njerëzve të fuqishëm që bënin ligjin. Fuqitë perëndimore kane liberalizuar tregun duke lejuar sipërmarrësit (shumica janë korporata të mëdha kapitaliste) të trazojnë sa me shume të jetë e mundur një “shkatërrim krijues” Shumpeterian. “Tronditja dhe frika” e Milton Friedman, kapitalizmi shkatërrimtar është një forme për të berë luftë me vendet ku lideret e tyre nuk kane dashur te behen pjese e sistemit neo-kapitalisto- imperialist te fuqive perëndimore. Unë e kame lexuar dhe interpretuar këtë libër duke u bazuar në një kontekst mbi te cilin ne sot jetojmë.

Nuk pretendoj që Kelmendi të bjerë dakord me mua! Këto poezi përfaqësojnë vështirësitë e një personi në lidhje me dëshirën që ka për t’u kthyer përsëri në kohë kur vendi i tij ishte i zhvilluar dhe kishte drejtësi. Megjithëse kjo mund të jetë më shumë një dëshirë sesa një fakt konkret. Duke u kthyer brenda shpirtit, përsëri tek zoti, tek një e kaluar e magjishme, ose fillimi i mundshëm i të tashmes? Ndoshta për t’u stabilizuar në neo-spiritualitetin në vend të neo-ekonomise dhe politikës që mund të ndihmojnë në këtë shpërndarje? Kthehet përsëri tek Zoti dhe Nene Tereza të cilët që të dy janë zhdukur? Një kthim në lulen e çelur të Gonxhes, si një Kalkute e vogël? Kjo është shumë e vështirë për të kuptuar se kur kapitalizmi global sekular nuk shikon drejt spiritualitetit vetëm kur do qe të shesë ç’do gjë – ç’do dite gjate gjithë viteve. Atdheu Shqipëri! Kelmendi ngjan me njerëz të tjerë, vendi i të cilëve nuk ka ecur mirë gjatë dekadave të shkuara, por shkon me tutje në histori ku deklaron se ka pasur një kohë në antikitet ku vendlindja e tij ka qenë me pushtet, me drejtësi dhe me shumë vlera trimërie. Ai i thotë lexuesve të tij se kaq shumë shqiptarë, dhe njerëz të tjerë në Ballkan, u është dashur të shkojnë jashtë; sidoqoftë, ndoshta do te kthehen në një atdhe më të madh, më të mirë dhe më të sigurt. Lexuesi mund të mendojë se a është e mundur që të gjithë njerëzit që Kelmendi aludon do të gjejnë një atdhe të madh, duke pasur parasysh luftërat që kanë ndodhur së fundi. Përpjekjet e vjetra të fuqive perëndimore për të detyruar këtë rajon të marrë pjese në kapitalizmin global, e bën të vështirë për të besuar se ëndërra e Kelmendit dhe shpresat e tij do të materializohen se shpejti! Ai pyet ku është kufiri qe ndan trishtimin me Gëzimin? Ai gjithashtu pyet ku e kanë çuar të djeshmen time, ku është hija e vitit të kaluar? Autori ynë ka aftësi të lëviz nëpër kohë të ndryshme: kohë të largëta, antike, jo shumë larg, e tashmë dhe e ardhmja. Kjo ndoshta është forca e tij në lidhje me atë që ai prezanton përpara lexuesve kozmopolitan? Sot Zotërinjtë e botës nuk duan njerëz të zakonshëm me plot lëvdata për të mësuar si të bashkojnë lidhjet në kohë dhe hapësirë. Pa dyshim ata nuk e kanë dashur Marksin me iniciativën e tij për të mësuar njerëzit e kohës së vet të shikojnë pamjen e gjerë të botës, por vetëm një kolazh nga copa të ndryshme “fragmentesh të ndërprera.”

Unë e admiroj iniciativën kurajoze të Kelmendi-t për të na ndihmuar të kuptojmë më mirë mendimet dhe shpresat e një poeti që jeton dhe punon në një shtet të caktuar, por njëkohësisht demonstron globalizmin e tij.

Peter Tase ka bërë të mundur për në të lexojmë një libër Shqiptar me poezi në gjuhën angleze. Kjo i krijon mundësinë shumë njerëzve për të pasur njohuri rreth vendeve dhe ideve përtej botës anglishtfolëse.

Bravo Peter!

RICHARD A. BROSIO, Ph.D., University of Michigan

Professor Emeritus, Ball State University Lecturer and Visiting Scholar at

The University of Wisconsin Milwaukee

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s