Një fjalor simultan që pasuron leksikografinë e përbotshme

Peter-Tase-232x300Një fjalor simultan që pasuron leksikografinë e përbotshme

Ndue Ukaj

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, botohet për herë të parë një fjalor simultan me pesë gjuhë, ku shqipja është kras anglishtes, spanjishtes, italishtes, guaranishtes. Bashkimi i disa gjuhëve, brenda një fjalor, me titull “Simultaneous Dictonary in five languages”, hartuar nga studiuesi shqiptar që jeton dhe vepron në Amerikë, Peter Tase, përbën një risi kulturore, gjuhësore dhe leksikografike.

Ky fjalor është një mundësi e shumëfishtë për çdo studiues, linguist, filolog, student, njeri të pasionuar, që dëshiron të komunikoi me gjuhë tjera e me bashkësi gjuhësore, identitare dhe me kultura specifike. Kësisoj, ky fjalor, me përmasën shumëdimensionale që ka dhe ofron, mbetet një mundësi e mirë që ndihmon  për t’i parë dhe analizuar, gjuhët përkatëse në raporte krahasimtare dhe për t’i studiuar, të veçantat dhe të përbashkët e tyre.

Për më tepër, bashkimi i pesë gjuhëve brenda një fjalori, është një rast i posaçëm, një risi, do të thosha kulturore dhe një mundësi solide për afrime kulturore dhe identitare mes bashkësive të ndryshme gjuhësore. Studiuesi Peter Tase, me fjalorin e tij të parë simultan të botuar në Amerikë, i ka dhënë një kontribut jashtëzakonisht të çmuar leksikografisë botërore dhe një shërbim të madh për bashkësitë e gjuhëve përkatëse. Peter Tase me këtë fjalor ka krijuar mundësi që përdoruesit e tij, linguistit apo leksikologut, të kenë më të lehtë të bëjnë studime dhe krahasime.

Nevojat për komunikim dhe njohje gjuhësore ka qene njëra nga dëshira e përhershme të njeriut, e filluar qysh me legjendën për përzierjen e gjuhëve në kohën e lashtë kur thuhet u djeg kulla e Babelit. Mirëpo, kjo nevojë, ka marr trajta më të fuqishme dhe ridimensionime tjera, sidomos në trendët e globalizmit kulturor, lëvizje kjo që ka shtruar si kurrë më parë, nevojën për afrime dhe njohje të ndërsjella kulturore dhe gjuhësore.

Në këtë aspekt, dëshira e  njeriut për të njohur gjuhë e për të komunikuar në gjuhë të ndryshme, e nga këndej, për të njohur mentalitete dhe kultura tjera, është bërë komponentë e fuqishme e trendëve globale, që kanë përfshirë botën ane e kënd. Dhe, absolutisht, mënyra më e mirë për t’i realizuar këto synime, pra, për t’i bërë sa ma të mundshme  afrimet kulturore dhe për t’i kapërcyer dallimet, në rrafshet e përbotshme, është njohja me gjuhë të ndryshme, si një çelës që hap dyer,  për të kuptuar tiparet themelore të një shoqërie- mentalitetin dhe kulturën e saj. Kjo për faktin se gjuha është shenja themelore dhe tipare qenësor i çdo identiteti apo bashkësie identitare.

Prandaj, me të drejtë, në kohën tonë thuhet se komunikimi me gjuhë tjera, është bërë tendencë e botës bashkëkohore. Pikërisht këtyre nevojave të botës bashkëkohore, iu është përkushtuar studiuesi i zellshëm Peter Tase, shqiptar i cili jeton në Amerikë dhe i cili ka bërë një punë më së të vyeshme, një punë shumë serioze dhe tejet të vështirë, për të ofruar brenda një fjalori, disa gjuhë, të cilat për nga modalitet e afërsitë gjuhësore, nuk qëndrojnë afër.  Në të vërtetë, Peter Tase ka bërë fjalorin e parë simultan në pesë gjuhë, ku shqipja e vjetër indoeurpiane, dhe goranishtja, një gjuhë indogjene, radhitet në mesin e gjuhëve të mëdha, anglishtes, italishtes, spanjishtes.

Dhe ku, për herë të parë, në historinë e leksikografisë, një gjuhë indogjene, si goranishtja, ofrohet ne mesin e gjuhëve të mëdha dhe në raporte krahasimtare me shqipen. Kjo është një punë hulumtuese dhe studimore jashtëzakonisht e rëndësishme, që ndihmon jo vetëm gjuhëtarët, dashamirët e kulturave dhe letërsive të ndryshme, por gjithë ata që duan të bëjnë krahasime mes këtyre gjuhëve dhe të njohin bashkësitë gjuhësore përkatëse. Në të vërtetë, për herë të parë, studiuesi shqiptar mund të njohë nga afër një gjuhë autoktone të folur nga fiset indigjenase Tupi-Guarani në Amerikën e Jugu.

Fjalori është ndërtuar mbi kriteret shkencore dhe hartuesi Tase ka ndjekur metodologjinë bashkëkohore të aplikueshme në fushën e leksikografisë, sikundër në aspektin teorik, po ashtu edhe në atë praktik.

Ky fjalor, si i tillë e pasuron leksikografit e gjuhëve përkatëse dhe plotëson një zbrazëti që ka ekzistuar në mes gjuhëve përkatëse të përfshirë në këtë fjalor. Aq më shumë, ky fjalor hap rrugën për thellime të mëtutjeshme në këtë drejtim dhe bëhet një inspirim i fuqishëm për çdo dashamirë të gjuhëve përkatëse dhe kulturave të caktuara.

Fjalori i Peter Tasës, me përmasën e shumëdimensionale, përfshin një korpus të gjerë termash, fjalësh të përdorshme në shumë fusha të jetës së gjuhëve përkatëse. Atë e shquan shpjegimi i thjeshtë dhe funksional, që është një mundësi e mirë për ndërkomunikim të lehtë dhe praktik. Por, mbi të gjitha, fjalorin e Peter Tasës e bënë të veçantë pikësëpari natyra e tij shumëdimensionale. Ndërkaq shpjegimet e fjalëve vihen në funksione praktike dhe ju shërbejnë gjitha atyre që duan të dinë më shumë fjalë, shprehje nga gjuhët përkatëse.

Ky fjalor shënjon një progres për leksikografinë. Me plot bindje pohoj se  është një referencë e fuqishme kulturologjike dhe një inspirim për thëllime të mëtutjeshme në këtë drejtim. Renditja e fjalëve është bërë sipas rendit alfabetik të gjuhës shqipe, duke qenë se shqipja është gjuha që ka më shumë shkronja, në krahasim me pesë gjuhët e tjera.

Ky fjalor është i shoqëruar edhe nga dy recensione, të përgatitura nga ish-Presidenti i Paraguait, z. Luis Angel Gonzalez Macchi (1999-2003) dhe nga Drejtori i Korpusit të Paqes në Paraguai, z. Michael Eschleman, ku edhe punon shqiptari Peter Tase. Ky fjalor aktualisht, është botuar nga një shtëpi botuese amerikane, http://www.lulu.com, dhe e vënë në shitje online nga distributori i fuqishëm “Amazon”.

Gjuhët ofrojnë njerëzit, ofrojnë kombet, kulturat dhe identitetet e ndryshme. Nëpërmjet gjuhëve, munden mu kapërcyer diversitetet e ndryshme. Një shërbim të madh për këtë qëllim, e ka realizuar edhe studiuesi Peter Tase, i cili, duhet theksuar se është hartues edhe i disa i disa fjalorëve tjerë. Peter Tase me këtë fjalor ka dëshmuar zotësinë e tij prej studiuesi dhe hartuesi. Ai ka dëshmuar se njeh mirë gjuhët përkatëse. Me këtë fjalor, ai ka dhënë një kontribut të vlefshëm për leksikografinë botërore.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s