prishtina press

“PRISHTINA PRESS” per studimin “Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët”

TE HUAJT PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET

NJE STUDIM VOLUMINOZ QE  DESHMON PER ADMIRIMIN DHE RESPEKTIN QE,   TE HUAJT, NE SHEKUJ, KANE TREGUAR NE SHENIMET E TYRE PER SHQIPËRINË DHE SHQIPTARËT 

Nga Jeton KELMENDI, Bruksel

1Historia si shkencë është e rëndësishme për çdo popull, sepse tregon stadet nëpër të cilat ka kaluar vendi dhe populli i caktuar, por natyrisht edhe për kulturën dhe origjinën. Historia, për popujt që kanë vuajtur gjatë nën robëri, ka dyfish më shumë domethënie. Përveç rëndësisë që cekem më lartë, që ka te secili popull, tek rastet e popujve që kanë kaluar kohë të gjatë nën robëri, historia është shkruar nga të tjerët, natyrisht jo drejt dhe jo në favor të popullit të robëruar. Shqiptarët paraqesin një rast të tillë në historinë e popujve të Evropës. Edhe pse ka fakte historike se shqiptaret janë popull i vjetër, pra ndër më të vjetrit në Ballkan dhe Evropë, gjendja e sotme flet për një popull të ndarë në gjashtë shtete, ndërsa luftërat me fqinjët akoma vazhdojnë të jetë e mundur, ngase apetitet e shteteve fqinje nuk janë shuar. Edhe tani që shqiptaret kanë dy shtete të pavarura, nuk po ja dalin që ta shkruajnë një histori pa ndikime të caktuara dhe të drejtë, mirëpo kësaj radhe kemi të bëjmë fjalë për një qasje krejt tjetër historike.

Piro Tase në librin e tij “Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët“, i qaset problemit të shqiptarëve nga një kënd tjetër, pra se si na shohin të tjerët ne dhe atdheun tonë nga prizma historike, qe për mendimin tim, pra nga këndi i një shkrimtarit, është një nga çështjet më kruciale, ngase ka shumë rëndësi kur të huaj kanë një qasje korrekte ndaj historisë së popullit shqiptar. Duhet theksuar faktin se armiqet e Shqipërisë dhe shqiptarëve përveç tendencave territoriale që kishin dhe kanë, nuk ndalojnë që ta p ropagandojnë kulturën dhe historinë tonë, duke e deformuar. Nga ana tjetër niveli i ulet i arsimimit tek shqiptaret dhe kushtet e varfërisë, nëpër të cilat kaluan dekadat dhe shekujt, ka ndikuar që ne të mos kemi një fuqi, qoftë mediale apo edhe lotuese tek të tjerët, prandaj jo rrallë herë të huajt kanë pasur imazh të keq për shqiptaret, shpesh herë nga mungesa e informatave të drejta. Në ketë kuadër, Tase ju ka qasur një teme, e cila në esencë paraqet gjënë gati më të rëndësishme në Epokën e Globalizmit, në të cilën po jetojmë. Është shumë e rëndësishme t’u tregosh të tjerëve për historinë tënde, por kur arrin që të huajt të kenë një mendim korrekt dhe të drejt ndaj historisë, do të thotë se gëzon respekt tek popujt miq dhe personalitetet e popujve miq. Piro Tase, në librin e tij “Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptaret” jo vetëm se ja ka dalë që ti ofroj lexuesit mendime shumë të mira për vendin tonë, por edhe të krijoj admirimin e personaliteteve shumë të rëndësishme ndërkombëtare. Libri fillon me një citat nga Perez De Kuellar drejtuar autorit të librit Piro Tase. “Pamë një gjë të pa-arritshme e të pa-përsëritshme. Aty mundëm të shohim një thesar të kulturës botërore. … Ishte një kënaqësi që vizitova këtë pasuri të madhe të kulturës Shqiptare. Shpresoj që ky qytet i admirueshëm të konsiderohet dhe të respektohet si një pasuri kulturore njerëzore”. (Perez De Kuellar për Beratin – 1990)

Pa i dhënë vetës të drejt të gjykoj në aspektin profesional, por nga këndi i shkrimtarit, kam bindjen se ky libër paraqet një qasje tepër interesante, pasi që flet për formën se si e kanë parë të huajt historinë tonë, që prej lashtësisë e deri në ditët tona. Pra, Tase në studimin e tij me mbi 500 faqe, ku ka përkthyer materiale dhe fakte nga gjuhë të ndryshme argumenton në mënyrë shkencore se mendojnë dhe si na trajtojnë personalitete të ndryshme, nga pasuria kulturore deri tek trajtesat më të zakonshme të jetës. Pra që nga dokumenti i parë për shqiptaret Attaleiates (1038) me të parën referencë për Shqipërinë në dokumentet e Perandorisë Bizantine,( 1154), Muhammad al-Idrisi me ”Librin e Rogerit”(1154), George Acropolites me “Një Kryengritje Shqiptare”(1257); Simon Fitzsimons(1322) e deri tek autorë pa emër, anonimë, që datohen qysh nga viti 1000, për herë të parë të përkthyera në gjuhën angleze nga R.Elsie. Dhe pas tyre, në këtë edicion të dytë, edhe Piri Re’is (1521), Jean Carlier de Pinon (1579), Lorenzo Bernardo (1591) si dhe Teologu e Historiani suedez Johan Erich Thunmann (1746-1778) me traktatin e tij: “Mbi Historinë dhe Gjuhën e Shqiptarëve dhe të Vllehëve), Leipzig 1774 dhe deri tek ditët e sotme me Robert Elsien etj.

Ndonëse ky libër është voluminoz dhe është e pamundur që të paraqitet në një recension sado të gjatë, shkurtazi do përpiqem të kujtoj diçka që ndoshta më ka provokuar më shumë. Fakti se Shqipëria është vendi që nxori shumë figura luftarake e prijës politik të perandorive dhe shteteve të fuqishme, por akoma nuk e ka të zgjidhur çështjen e vet si etni në trojet e veta, përbënë një nga fenomenet, për të cilat Tase merr referenca nga studiues të huaj, që prej Perandorisë Romake, duke përfshirë qytete të vjetra dhe relikte, të cilat flasin shumë për vendin e vjetër, ku sot është vend me interes të madh për vizitorin e huaj në përgjithësi dhe studiuesit në veçanti. Lashtësia e qyteteve shqiptare, ku ngërthen në vete historina të njohura, ngase lanë gjurmë të thella në civilizimin e kohës siç janë Antipatrea, Apollonia, Dyrrachium, kanë qenë subjekt studimi i shumë studiuesve ndërkombëtar, prandaj Piro Tase në librin e tij “Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptaret”, i kushton një vëmendje të posaçme, duke i ofruar lexuesit në Gjuhën Shqipe, diçka shumë të vlefshme, për njohjen e trungut Shqiptar. Gjithsesi arsyet qe të çojnë të blesh dhe ta lexosh ketë studim janë të shumta, ngase mendoj se është një pasqyrë e mirë për ne si komb dhe shoqëri, sidomos për faktin se ata dhe ato që nuk i përkasin qenies shqiptare, nuk flasin sipas subjektivizmit apo ndikimeve të caktuara, por ashtu drejt siç e shohin ata. Se Shqipëria ka një mozaik interesant, me pamje të bukura, nuk është diçka e re, mirëpo në ketë libër studimor autori Tase i ka dhënë hapësirë çështjes se dhjetëra vizitorëve Anglezë, Amerikan, Gjerman, Francez, Rumun, kronistëve turk dhe të tjerëve, ku në shkrimet e ndryshme ata kanë shprehur mendimet e tyre shumë të mira për bukuritë e Shqipërisë, për jetën shqiptare dhe traditat e tyre.

Rrugëtimi i këtyre vizitorëve ishte bërë nga drejtimet e ndryshme, si nga Kosova, Mali i Zi dhe sipas dëshmive ata ndalonin nëpër qytete dhe fshatra të ndryshme, përderisa arrinin në jug, dhe në veçanti autori ndalet tek fasionimi i tyre në Qytetin e Beratit, qytet ky i vjetër 2400 vjet, por pa anashkaluar edhe Butrintin, Apoloninë dhe qytete tjera. Në ketë kontekst Piro Tase ka arritur qe në studimin e tij ta krijoj një leje njoftimi për vendin e shqiponjave. Ai nuk mundohet të stis diçka sipas tekave, siç ka raste tek historianet tanë, por me shumë kujdes dhe profesionalizëm trajton historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, ashtu siç menduan dhe siç shkruan të tjerët, pra joshqiptaret. Nga një aspekt këta vizitor kishin thënë të gjitha ato që ishin, por Tase i kthen në shqip, madje i vene përballë një vështrimi të tij, duke iu kthyer qasjeve të tyre me vendin mik dhe miqtë e tyre shqiptar. Dhe krejt për fund, Piror Tase me ketë studim shumë serioz ka ndihmuar studiuesit shqiptar që ti kenë në një libër shumë mendime dhe dokumente me rëndësi për historinë tone, por edhe të huajt që tani mund të shkruajnë, ndërsa një botim i tillë në gjuhen angleze, që është edhe projekt i autorit do të ishte shumë me rëndësi, natyrisht ky libër do të duhet ta gjente mbështetjen e institucioneve shtetërore shqiptare, qe të përkthehej edhe në gjuhët tjera me ndikim në Evropë dhe Botë.

Me poshte po japim nje fragment te shkeputur nga studimi “TE HUAJT PER SHQIPERINE DHE SHQIPTARET” me autor Piro(Marko) Tase lidhur me  Historine e Shqiperise te pare nje I huaj qe ne vitin 1774.

Lexo artikullin e plote tek “PRISHTINA PRESS”

http://prishtinapress.info/libri-te-huajt-per-shqiperine-dhe-shqiptaret/

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s