51V+nhMSbKL__BO2,204,203,200_PIsitb-sticker-arrow-click,TopRight,35,-76_AA300_SH20_OU01_

SHQIPËRIA NË SYRIN E TË HUAJVE !

Këndvështrim

 TE HUAJT OER SHQIPERINE 

(Piro Tase “Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët”, “Lulu.com”  SHBA, faqe, 500).

 

Bilall Maliqi

 

Të kaluarat e një kombi nëpër kohë dhe situata të ndryshme shtrydhen në faqe të ndr  itshme, si ngjarje me rëndësi historike që nga zanafilla e deri në kohën më të re, në të cilën sheshohen aspekte me rëndësi historiko-studimore të njerëzve kompetentë që merren me këtë fushë të gjurmimeve shkencore.

Nuk janë të paktë studiues shqiptarë në të gjitha etnitë që flasin shqip, që kanë shkruar për zanafillën tonë, kanë bërë studime të thukëta në të cilat janë thirrur në fakte të pakontestueshme, në mënyrë që kësaj pjese të ndieshme për kombin t’i japin studime të orientuara në baza të pastra shkencore.

Një studim efikas dhe i veçantë për shqiptarët nëpër kohë është edhe libri mjaft voluminoz i studiuesit Piro Tase me titull “Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët” , i cili ndahet në pesë kapituj të ngjeshur bukur mirë me material të thukët dhe tejet përmbajtësor, duke u thirrur kështu në dritën e shifrave dhe të fakteve me të cilat e ka rumbullaksuar këtë studim serioz dhe konciz.

Ky studim pasqyron realitete të prezantuara me një kriter të caktuar dhe profesionalizëm objektiv të autorit të librit i cili ka punuar një decenie të tërë për t’i grumbulluar materiale dhe fakte për ta kompletuar këtë vepër të lavdëruar jo vetëm nga kritika e historiografisë shqiptare, por edhe nga personalitete me rëndësi botërore, duke e cilësuar këtë studim të mirëfillt me një notë të begatshme, me të cilën ky studim shkencor e ka gjetur vendin e vet në hierarkinë e shekncës së historisë shqiptare.

 

Të huajtë për shqiptarët !

 

Studiuesi i këtij libri skeletin e kësaj vepre e ka ndërtuar me copëza apo kronika nga të huajtë që kanë shkruar nëpër decenie dhe shekuj për Shqipërinë, këtë vend të vogël të ballkanit dhe për shqiptarët, karaketristikat dhe kapërcimet historike të tyre nëpër shekuj.

Autori i ka sistemuar dhe i ka vendosur në kohën e caktuar këto shkrime  për të ndërtuar historinë e një kombi ashtu siç e kanë përjetuar këta udhëtarë në kronikat e tyre.

Sipas autorit të librit, më shumë se 40 udhëtarë të huaj, anglezë, irlandezë, gjermanë, austriakë, italianë, francezë, rumunë, turq dhe turistë amerikanë, përshkruajnë me emocione bukurinë e veçantë të natyrës së këtij vendi dhe pasurinë shpirtërore të këtij populli. Dhe kanë pasur çka të shkruajnë dhe në të ardhmen kanë çka të shkruajnë ata vizitorë, ata historianë, ata poetë, ata studiues të fushave të ndryshme kërkimore shkencore për këtë vend të bekuar nga Zoti e që quhet Shqipëri.

Për ta ndihmuar Shqipërinë me shkrime, mendime, plotësime e studime vijnë edhe personalitete të fushave të ndryshme historiko-kulturoro –politike Midis tyre gjen: misionarë apo diplomatë të huaj si: Koloneli Lik, Pukevili i famshëm, Aubrey Herbert, Benjamin Dizrael, Lorenzoni e deri tek Perez De Kuelar, poetë dhe artistë të mëdhenj, si: Bajroni, Eduard Liri, Edit Durhami, etj. Vizitorë të shumtë: si studiues, arkitektë, arkeologë, shkencëtarë etj., etj., të cilët pasqyrojnë një pasqyrë shumë objektive dhe faktike të Shqipërisë siç i thoshte poeti i madhi Naim Frashëri “Kopshti shkëmbor” .

Shqipëria në syrin e të huajve…

 

Ky studim në tërësinë e vet ngërthen përpjekjet e autorit që para të huajve ta zbuloj një enigmë, t’ua pasqyrojë historinë e një populli të lashtë karshi të huajve që e kanë vizituar Shqipërinë, pamje këto tërheqëse që të mbush me plot emocione dhe të nxit të shkruash komente, mbresa, vështrime dhe studime të ndryshme që kanë të bëjnë për këtë pjesë të Evropës.

Studimi në fjalë “Shqipëria dhe shqiptarët me syrin e të huajve” është futur në projekt  viteve të nëntëdhjeta, kur filloi të lulëzoj demokracia në Shqipëri, kur filloi një erë e re politike, filluan vizitat e ndryshme të historianëve dhe të tjerëve në territorin e shtetit shqiptar dhe nga aty filluan përpjekjet serioze të autorit t’i ngrit urat e bashkëpunimit me vizitorët duke ua vjelur përshtypjet e tyre të shkruara, opinionet e tyre për Shqipërinë dhe për shqiptarët e qendrës këtu në Shqipëri.

U mor vesh se libri është i ndarë në pesë kapituj si: “Lashtësia” me nëntitujt me rëndësi: /Herodoti, “Babai i Historisë”, për origjinën e popullit shqiptar: një histori e shkurtër dhe mjaft e lashtë e tij për Tomorin dhe Tempullin e Dodonës.

‘Tit Livi dhe qyteti i Antipatreas…Konsulli romak

Sulpicius Galba terrorizon banorët e këtij qyteti dhe të atyre përreth.

/Lashtësia e një qyteti. Të dhëna mbi jetën e Antipatreas, “Gjenerali i Evropës” dhe mëkëmbësi i Aleksandrit të Madh .

/Qytetërimi i lashtë iliro–romak. Jul Qezari dhe Pompeu i Madh, përballë njëri-tjetrit, në të dy anët e Lumit të Beratit/.

Kapitulli i dytë “MESJETA”, me nënkapitujt përcjellës: / Që nga Ana Komnena, Pachymeres, Geanocoplos e deri tek Hahn. Rrethimi Anzhuin i Beratit/, /Rosario Jurlaro për “Muzakët-Despotët e Epirit…/, /Berati në Epokën e Skënderbeut. Shkrimtarë perëndimorë si Possenti, Leonclavius etj. për rrethimin e Kalasë së Belgradit shqiptar/.

Në kapitullin e tretë “ NËN PUSHTIMIN TURK”, me kapitujt:/ Evlia Çelebi: “Seyahatnameja” /Lord Çarlemont (1749) – I pari udhëtar i huaj evropian që viziton Shqipërinë/, /Misioneri Anglez, i njohur me emrin “Koloneli Lik”, dëshmon për Ali Pashë Tepelenën. Pashallëku i Beratit dhe Ibrahim Pashai.Pukevili, përfaqësuesi i Napoleon Bonopartit, në oborrin e Aliut/,/  Bajroni dhe shoku i tij Hobhauz, bëhen dëshmitarë të fitores së Aliut mbi Pashanë e Beratit/ etj.

Në kapitullin e katërt me titull “PAVARËSIA”, prezantohen nëntitujt:/ Leo Freundlich dhe “Golgothaja e shqiptarëve”/, /Për herë të parë „flet shqip‟ Aubrey Herbert, diplomati

anglez me mision pranë Qeverisë së sapokrijuar shqiptare të Ismail Qemalit/, / Një intervistë e tij me Esad Pashë Toptanin/, /Prof. Antonio Baldaçi: “Berati dhe Tomori” Viti 1939-Të tjerë udhëtarë italianë: Lorenzoni dhe Migliorini/.

Dhe në kapitullin e fundit studiuesi Piro Tase prezantohet me këta nënkapituj: / Viti 1991: Pas 50 vjetësh. Përsëri me udhëtarët e huaj/, /Perez De Kuelar, akademiku anglez, Filip Winn dhe turisti amerikan, Schroeder/, /Albanologu i shquar, Dr. Robert Elsie/.

Një përfundim i papërfunduar

Vepra e studiuesit Piro Tase me tiull “Të huajt për Shqipërinë dhe shqiptarët”është një studim serioz, i bazuar dhe i hulumtuar edhe në literaturën e konsultuar, gjë që e bënë këtë libër me karakter studimoro-shkencoro-historik me një vlerë të theksuar shkencore, të lavdëruar nga historianë të ndryshëm dhe nga personalitete të shumta, pra me një fjalë nga të gjithë ata që e vizituan dhe shkruan për këtë vend dhe për historinë e këtij vendi të vogël më zemrën e Evropës.

Studimi në fjalë mbetet ende i paplotësuar dhe i papërfunduar, sepse do të ketë edhe në të ardhmen për Shqipërinë shkrime, mbresa, ngjarje, komente etj.

Këtë këndvështrim po e përfundoj me një aforizëm të qëlluar të Bulver Lyttonit ku thotë:

“Për shkencë lexo libra më të reja, për histori lexo libra më të vjetra: letërsia klasike është gjithmonë moderne”

Ky libër edhe më tej do të lexohet, analizohet dhe  studiohet nga njerëzit kompetentë të fushës së historiografisë shqiptare në përgjithësi.

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s