Category Archives: Kosova Info.

Paraguay, La Alianza del Pacifico y la Lucha Contra la Pobreza

art.1En la VI Cumbre del 23 de mayo del 2013 en Cali (Colombia), la Republica del Paraguay fue aceptada como miembro observador de la Alianza del Pacífico. El gobierno del Paraguay ha expresado su satisfacción y la confianza que la entrada del país en el bloque inter-regional hará fortalecer los lazos comerciales de los países socios entre Asia y América Latina y aumentará el crecimiento económico en América Latina.[1] Por: Peter Tase.

Read more:
http://sur1810.com/nota/8316/paraguay_la_alianza_del_pacifico_y_la_lucha_contra_la_pobreza/

Advertisements

Politika e jashtme e Theodore Roosevelt, President i 26-të i ShBA, 1901-1909

05.11.2012 | 11:57
Shkruam: Peter TASE

Në vitin 1901, kur mori detyrën e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Theodore Roosevelt trashëgoi formimin e një perandorie. Pas luftës Amerikano – Spanjolle më 1898, Spanja lëshoj Filipinet, Puerto Rikon dhe ishullin e Guamit në kontrollin e Amerikës. Gjithashtu Amerika i vendosi protektorat ishullit të Kubës dhe aneksoj Hawaii-n. Për herë të parë në historinë e saj, ShBA kishte fituar një perandori përtej oqeanit. Presidenti Ruzvelt ka patur gjithmonë si qellim rritjen e influencës dhe prestigjin e ShBA dhe për ta shndërruar atë në një vend më pushtet global. Ai gjithashtu besonte se eksportimi i vlerave dhe idealeve amerikane do të kenë një efekt madhështor nëpër botë. Aforizma Diplomatike e Presidentit Ruzvelt ishte “të flisje ngadalë dhe të mbaje një shkop të gjatë në dorë,” dhe ai mendonte se lideri i një vendi duhet të jetë i gatshëm të përdor forcën kur të lind nevoja ndërsa është duke praktikuar artin e bindjes së të tjerëve. Kështu që ai bëri të pamundurën për të formuar një sistem mbrojtje për Shtetet e Bashkuara me qëllim evitimin e konflikteve me armiq të cilët do të binin pre e dobësisë ushtarake të Amerikës. Theodore Ruzvelt erdhi mbas Presidentit McKinley (Mekinli), i cili la mbrapa një izolim të gjatë te Amerikës që kishte dominuar vendin që nga mezi  i shek. XIX. Ruzvelti vendosi të jetë agresiv në politikën e jashtme në disa raste edhe pa mbështetjen e Kongresit, por gjithmonë ka punuar në afirmimin dhe fuqizimin e Forcave detare Amerikane, si të vetmet që mund të kontrollojnë Paqësorin dhe Atlantikun. Ishujt Filipine Njëra prej sfidave të politikës së jashtme të Ruzveltit ishin ishujt Filipine, nevoja për të qeverisur dhe kontrolluar ato në Azinë e largët. Gjatë luftës Spanjolle – Amerikane, SHBA e mori nën kontroll arkipelagun nga Spanja. Kur Ruzvelti emëroj më 1901, William Howard Taft si Guvernatorin e parë civil në ishull, ky i fundit rekomandoj krijimin e një qeverie civile ku të zgjidheshin anëtarët e Asamblesë legjislative. Guvernatori Taft, mundi të negocioj dhe siguroj nga Kongresi një ligj i cili përfshinte Guvernator të përgjithshëm për ishujt e Filipineve, një sistem drejtësie të pavarur dhe një Asamble Legjislative. Kanali i Panamasë Një nga  iniciativat më spektakulare të politikës së jashtme të Ruzveltit ishte ndërtimi i kanalit të Panamasë. Për vite me radhë, drejtuesit e forcave detare amerikane kanë ëndërruar ndërtimin e një kanali që do të lidhte oqeanin paqësor me atë Atlantik në Amerikën Qendrore. Gjatë luftës me Spanjën, anijet Amerikane në Paqësor duhej të kalonin nga skaji më jugor i Amerikës së Jugut, në udhëtime që do të zgjasnin më shumë se dy muaj, me qëllim për t’u bashkuar me flotën detare Amerikane në Kubë. Më 1901, ShBA ndërmorën një sërë negociatash me Britaninë e Madhe për të marrë mbështetjen e ndërtimit të një kanali që do të kontrollohej nga Amerika dhe ndërtohej në Nikaragua ose në një rrip të hollë toke që quhej Panama, nën pronën e Kolumbisë. Gjatë disa negociatave dhe manovrave me dyer të mbyllura, Senati aprovoj variantin për të ndërtuar Kanalin në Panama, në qoftë se do të aprovohej nga pala Kolumbiane. Kur Kolumbia nuk ishte dakord me ndërtimin e këtij projekti, Shtetet e Bashkuara mbështetën revolucionin Panamez me lekë dhe me bllokadë detarë, kjo e fundit ndaloj trupat Kolumbiane për të ndërhyrë në Panama. Më 1903, traktati i “Hay – Bunau – Varilla” me Panamanë i dha Shteteve të Bashkuara kontroll të plotë Kanalit në këmbim të një shume prej 10 milion Dollarësh dhe një pagese vjetore prej 250.000 USD. Kur Ruzvelti visitoj Panamanë për të parë nga afër ndërtimin e Kanalit, Ruzvelti ishte i pari President i ShBA që është nisur për vizitë jashtë shtetit gjatë mandatit të tij si president. Ai donte të shikonte spektaklin inxhinierik, i cili konsiderohej si njëri prej projekteve të ndërtimit më të mëdhenj në botë. Rreth 30 mijë punëtorë punonin dhjetë orë në ditë për të ndërtuar kanalin prej 400 milion dollarësh, gjatë kësaj kohe zyrtarët amerikanët mundën të evitojnë epidemi të ndryshme të cila morën jetën e një numri të madh punëtorësh në kanal. Kanali i Panamasë përfundoj komplet në 1914; në 1925, më shumë se pesë mijë anije tregtare në vit, kishin kaluar kanalin e gjatë prej 40 miljesh. Me të hyre në punë, ky projekt madhor shkurtoj distancën e udhëtimit nga San Françisko në New York në më shumë se 8000 milje. Procesi i ndërtimit të Kanalit inspiroj inovacione të reja në fushën e inxhinierisë dhe teknologjisë. Ky projekt konvertoj zonën e kanalit të Panamasë në një zonë zbarkimi të forcave ushtarake Amerikane, duke e shndërruar Amerikën në forcën ushtarake më dominante në Amerikën Qendrore. Doktrina e Monrosë dhe Kurora e Ruzveltit Amerika Latine i mori Ruzveltit një pjesë të madh të kohës së mandatit të tij të parë presidencial. Venezuela ishte në qendër të vëmendjes në vitin 1902, kur Gjermania, Britania dhe Italia dërguan anijet e tyre për të bllokuar bregdetin e këtij vendi karibian. Vendet Europiane i kishin dhënë kredi Venezuelës, të cilat gjenerali i Karakasit refuzonte ti shlyente. Kriza e Venezuelës, 1902-1903, nën drejtimin e Presidentit Hose Cipriano Kastro Ruiz, bëri që ky i fundit të kishte besim të madh tek mbrojtja dhe përkrahja nga politika e Ruzveltit. Megjithëse Gjermania dhe Britania e siguruan ShBA se nuk kishin interesa territoriale në Venezuelë, pavarësisht Ruzvelti u acarua nga veprimet e tyre dhe kërkoj që Berlini dhe Londra të bien dakord me arbitrazhin ndërkombëtar dhe të heqin dorë nga përdorimi i forcës. Republika Dominikane gjithashtu kishte probleme me vendet e Europës. Edhe një herë, investitorët Europian i bënë apel qeverive të tyre për të mbledhur paratë nga ky vend i Amerikës Latine i zhytur në kredi. Pasi Republika Dominikane i bëri thirrje Shteteve të Bashkuara, Ruzvelti urdhëroj një agjenci amerikane për të drejtuar dhe mbledhur të ardhurat e doganave për të evituar ndonjë sulëm të mundshëm ushtarak nga vendet huadhënës të Europës. Gjatë krizës së Santo Domingos, Ruzvelti formuloj atë që njihet si Kurora e Ruzveltit për Doktrinën e Monrosë. Doktrina e Presidentit Xhejms Monroe, e përpiluar në vitin 1823, deklarontë se Shtetet e Bashkuara nuk do të pranojnë ndërhyrjen Europiane në Hemisferën e Amerikave. Ruzvelti e kuptoj se kombet në Hemisferën Perëndimore vuanin ende nga problemet e tyre kronike, siç ishte edhe pamundësia për të shlyer borxhet e tyre të jashtme, si rrjedhojë do të shndërroheshin në qendra të ndërhyrjeve ushtarake Europiane. Për të parandaluar veprime të tilla dhe ruajtjen e stabilitetit rajonal, presidenti shkroi deklaratën e tij historike: Shtetet e Bashkuara do të ndërhyjnë në ç’do vend të Amerikës Latine që dëshmonte probleme ekonomike serioze. Ky memorandum theksoj se ShBA do të shërbejnë si një “polic” i Hemisferës Perëndimore, një politikë që eventualisht shkaktoj shumë zemërim në Amerikën Latine. Arkitekti i paqes Megjithëse është njohur gjithmonë për politikën e tij të jashtme agresive, Ruzvelti, ishte gjithashtu edhe iniciatori i paqes. Përpjekja e tij më e suksesshme për të ulur në tavolinën e negociatave dy fuqi ushtarake, pati lidhje me krizën që kishte përfshirë Azinë Lindore. Luftimet kishin filluar midis Rusisë dhe Japonisë në 1904, si rrjedhojë e sulmeve detare japoneze kundër flotës Ruse në Port Artur. Ndërsa lufta Ruso-Japoneze po sillte fitore të një pas njëshme për Japonezët, Ruzvelti i ftoj të dy palët për negociuar paqen. Presidenti ndihej keq për një botë në të cilën vendet e ndryshme duhej të praktikonin arbitrazhin ndërkombëtar në vend të luftës për të zgjedhur konfliktet mes tyre, dhe ofroj eksperiencën e tij në këtë drejtim. Megjithëse Rusia dhe Japonia fillimisht refuzuan ofertën e tij, më në fund të dy vendet e pranuan Përpjekjen e Ruzveltit për të negociuar paqen, dhe u takuan me këtë të fundit në Portsmouth, New Hampshire, më 1905. Për rolin e tij si negociator, Ruzvelti fitoj çmimin Nobel për paqe, i pari president që nderohet me ketë vlerësim. Ruzvelti gjithashtu ishte ndërmjetësi i mosmarrëveshjeve midis Francës dhe Gjermanisë mbi ndarjen e Marokut. Britania kishte njohur kontrollin e Marokut nga Franca në këmbim të kontrollit të Egjiptit nga ana e saj. Gjermania u ndje a margjinalizuar nga këto marrëveshje dhe sfidoj rolin e Francës në Marok. Megjithëse Franca kishte pretendime të dobëta ndaj Marokut, ShBA nuk mund të hidhët poshtë pretendimet Franceze pa neglizhuar edhe pretendimet Britanike në Egjipt. Marrëveshja e 1906-ës, e nënshkruar në Algeciras, Spanjë, mbrojti imazhin e Gjermanisë por i dha Francës kontroll të padiskutueshëm mbi Marokun; kjo, si rrjedhojë forcoj më shumë kontrollin e Egjiptit nga Britania e Madhe. Disa Historianë mendojnë se ndërhyrja e Ruzveltit në këto dy pika të nxehta të globit, parandaloj luftime të zgjatura që do të kishin zhytur Europën dhe Azinë në një luftë Botërore. Sidoqoftë, veprimet Diplomatike dhe politika e jashtme e Presidentit Ruzvelt, forcuan më tej lidhjet Anglo-Franceze me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

(Lexo artikullin …)

https://docs.google.com/file/d/0B5O3kwYWZt5QSFpvM0dmNWFtUjA/edit

POEZIA E REMZI BASHËS NË AMERIKË

POEZIA E REMZI BASHËS NË AMERIKË

Shkruan: Peter TASE

Remzi Basha është njëri prej shkrimtarëve më të njohur në diasporën Shqiptare që aktualisht jeton në Suedi. Me penën e tij poetike, Basha ka mundur të hedh në letër vargje të zjarrta patriotike për mëmëdheun, për trojet e Kosovës. Basha ka shkruar disa libra më poezi dhe dy Romane, ku tema kryesore është dashuria për atdheun dhe mallin që ndjen poeti për vendlindjen. Vëllimi me poezi “Zjarri në duart e mia” i Remzi Bashës, botuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në gjuhën Angleze, është vlerësuar maksimalisht nga Michelle Watson Roscitt, shkrimtare dhe një grua me funksione të larta në sipërmarrje në Washington, D.C.. Michelle Roscitt ka botuar një sërë volumesh me poezi dhe për më shumë se gjashtëmbëdhjetë vjet ka punuar si drejtuese e lartë në disa kompani të ndryshme në teknologjinë e informacionit dhe telekomunikacionit. Ajo dëshiron të ndaj me publikun Shqiptar, mendimet e saj për librin “Zjarri në Duart e Mia” të Remzi Bashës.

“Oscar Wilde shkruante: “ Patriotizmi nuk është diçka e përkohshme, shpërthim i tërbuar i emocioneve, por dedikimi i qëndrueshëm dhe i qetë i një jete të tërë.”

Lufta në Kosovë ka mbaruar më shumë se dhjet vjet më parë, por Bota nuk duhet të harroj asnjë herë dhunën e ushtruar ndaj Shqiptarëve të Kosovës. Bota duhet të kujtoj masakrat dhe torturat ndaj popullit Shqiptar në mënyrë që këto veprime djallëzore të mos përsëriten, dhe duke përkujtuar këtë luftë, ne do të nderojmë shqiptarët e shumtë patriot të cilët dhanë jetën e tyre për njerëzit e

tyre, për traditat, besimet dhe pa dyshim për atdheun e tyre. Shqiptarët e Kosovës, gjatë luftës, janë detyruar të largohen nga
vendi i tyre dhe të shpërngulen në trojet Shqiptare dhe nëpër botë, por ata nuk e kanë humbur identitetin, kulturën, dhe solidaritetin për vendin e tyre. Ata janë masakruar por kurrë nuk janë mposhtur. Ashtu si populli polak, i cili është masakruar dhe dhunuar për shumë gjenerata, edhe ky komb nuk është mposhtur asnjë herë. Polakët u ngritën si një feniks nga hiri i luftës për të pretenduar trashëgiminë e tyre, vendin dhe atdheun. Këto janë gjithashtu ëndrra, e drejta e ç’do Shqiptari. Sidoqoftë, në mes të kësaj dhimbje zëmre, ka një dritë të jashtë zakonshme shprese dhe premtim që i është ofruar popullit Shqiptar dhe gjithë botës, në formën e fjalëve të bukura dhe të fuqishme të shkrimtarit Shqiptar Kosovar, Remzi Basha. Megjithëse Basha jeton në një ekzil politik të detyruar, ai ka parë dhe përjetuar krime makabre, ai ka krijuar një botë dëshirash me trupin e poezisë, e cila është aq e mprehtë dhe e gjallë sa dhe dashuria e parë, e paharruar. Poezia e tij shpreh, pasion të fuqishëm, patriotizëm, dashuri, dhimbje dhe trishtim për vendin e tij, Kosovën, Shqipërinë. Poezia e Bashës personifikon Kosovën e tij të dashur, si një ndjenjë e gjallë, ndoshta një a afërt shpirtërore edhe pse është shumë larg. Poezia e Remzi Bashës të tërheq në botën e tij të mendimeve dhe emocioneve, aq sa edhe lexuesi e ndjen patriotizmin e Bashës. Në poezitë e tij nuk ka urrejtje apo hakmarrje, dashuria dhe pasioni për bashkëkombësit dhe Kosovën e tij janë të lexueshme dhe ndjehen në ç’do momente të dëlira dhe të pastra. Remzi Basha duhet të lexohet nga të gjithë njerëzit që kanë dashur diçka dhe e kanë humbur, dhe nuk kërkojnë hakmarrje, por ofrojnë një fener shprese për të ardhmen e njerëzimit më humanitar.”
“Patriotizmi i vërtetë e urren padrejtësinë në vendin e tij më shumë se në ç’do vend tjetër.” Oscar Wilde

(Lexo artikullin…)

https://docs.google.com/file/d/0B5O3kwYWZt5QUnhHdy1wSURIU2s/edit

 

Histori (II) “Marshimi i opingave” by Peter Tase

Lufta me Meksikën është cilësuar si një mbrojtje

patriotike e territorit Amerikan nga Meksika

fqinje por njëkohësisht edhe një plaçkitje

ndaj këtij agresori të dobët. Në fakt, qëllimi i

vetëm ishte marrja nën kontroll e Kalifornisë

dhe brigjeve të Paqësorit…

Për ta lexuar artikullin kliko në: koha-536

Barillas: Artikujt për çështjet morale janë të rëndësishme

Kush është Martin M. Barillas?

Martin Barrillas është kryeredaktor i Speroforum.com – një faqe informacioni në internet që ka funksionuar për gati dhjetë vjet rresht. Barillas për pesë vitet e fundit ka mbajtur këtë detyrë, dhe më përpara ka punuar si redaktor i lajmeve fetare. Speroforum është pjesë e një familje faqesh në internet dhe shërbime në media të cilat përfshijnë krijimin e faqeve, marrëdhënie me publikun dhe konsulentë politike.  Speroforum ka punuar me disa qeveri të ndryshme si dhe në fushata politike në Shtetet e Bashkuara duke bërë programe trajnimi dhe shërbime të tjera për vende të huaja përfshi Kazakistanin.(Read more…)

http://kosova.info/index.aspx?SID=13&LID=2&AID=8080&Ctype=1&ACatID=11